Berisha: Sot Gjykata e Lartë hodhi poshtë ankesat e Berishës dhe Malltezit, funksionon si një seksion i partisë së krimit, i PS-së

Ish kryeministri Sali Berisha në fjalimin e tij drejtuar mbështetësve të tij u shpreh se sot Gjykata e Lartë hodhi poshtë ankesat e tij dhe Malltezit dhe se kjo gjykatë funksionon në mënyrë identike si një seksion i partisë së krimit, i PS

Fjala e Berishës:

Miqtë e mi!
Shqipëria sot u faktua ashtu siç është, Shqipëria e Edi Ramës, një diktaturë e shëmtuar, një regjim karikatur, një regjim të cilin ne duhet ta fshijmë nga faqja e dheut, me vrullin, idealet dhe guximin tonë.

Sot gjykatësit vasal të Gjykatës së Lartë, pengje mjerane të Edi Ramës zbatuan urdhrat e skapit të partisë dhe u bënë palë me puçin konstitucional, me marrjen e pushtetit nga gjykatës që nuk kanë ligj e as moral dhe vendosën të mos shqyrtojnë apo hodhën poshtë ankesat e avoketërve të mi dhe Jamarbër Malltezit.

Ky ishte një akt mjeran, një akt i turpshëm, por askush nuk mund të priste tjetër gjë. Imagjinoni miq.

Dy prej këtyre gjykatësve janë ata që 10 ditë më parë firmosën për të detyruar gazetarët të tregojnë burimet e lajmeve, në një kohë që po këta të dy 1 vit më parë kishin firmosur të kundërtën që gazetarët nuk duhet dhe nuk mund të tregojnë burimin sepse kjo cenon rëndë të drejtën e informacionit dhe lirinë e shprehjes.

Të ndalemi pak.

Çfarë ndodhi në harkun kohor rreth 1 vjeçar.

Në harkun kohor rreth 1 vjeçar, pushteti mafioz i Edi Ramës me Sadushin e tij u bë absolut në Gjykatën e Lartë.
Sot kjo gjykatë funksionon në mënyrë identike si një sesion i partisë së krimit, i PS-së.

Ata nuk gjykojnë më në salla, nuk gjykojnë më me palë, nuk gjykojnë më me avoketër dhe paditës, ata gjykojnë vetëm me njëri-tjetrin në salla të mbyllura, sikur të ishin koska mafioze të PS-së.