Sherri mbretëror/ Policia merr në mbrojtje Princ Lekën dhe ish-gruan e tij, Elia Zaharia
Zbardhen të tjera detaje në lidhje me sherrin e dhunshëm që përfshihu Princ Lekën, ish-bashkëshorten e tij, aktoren Elia Zaharia dhe babanë e saj. Gjithçka ka ndodhur në banesën e familjes mbretërore, ku jetonte Elia bashkë me të bijën.
Princ Leka ai që ka shkuar në banesë, që të marrë vajzën e tij, por dyshohet se aty ka nisur një konflikti verbal, që më pas ka shkuar drejt konfrontimit fizik.
Princ Leka, pasi ka bërë dje denoncim në polici, ka sqaruar para oficerëve se ish-vjehrri i tij, Gjergj Zaharia e ka dhunuar, e ka goditur me një statujë dhe më pas e ka kapur prej xhupi për ta nxjerrë jashtë banese.
Edhe Elia Zaharia, e cila ka dëshmuar në polici se ishte kapur me forcë nga duart nga ish-bashkëshorti i saj. Të dyja pakët kanë përfunduar në polici, ndërsa kanë kërkuar urdhër-mbrojtje.
Ndërkohë që policia ka lëshuar urdhër mbrojtjeje për të dyja palët e ish-ciftit.
“Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi L. Z., 42 vjeç, dhe ka kallëzuar se shtetasja E. Z., 42 vjeçe, dhe shtetasi Gj. Z., 71 vjeç, kanë ushtruar dhunë ndaj tij. I është marrë deklarim shtetases E. Z., e cila gjithashtu pretendon se është dhunuar nga shtetasi L. Z. Për të dy këta shtetas janë plotësuar kërkesë paditë për urdhër mbrojtjeje të menjëhershme.” – njofton policia.
