VIDEO/ U plagos rëndë nga vëllai, Haziz Musai ndërron jetë te Spitali i Traumës
Haziz Musai, i plagosuri me armë zjarri nga vëllai i tij, Nazif Musai, edhe pse u nis me urgjencë për në Spitalin e Traumës, nuk ia ka dalë t'i mbijetojë plagëve.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Qukas i Vjetër të Lushnjes. Sipas njoftimit të policisë dy vëllezër janë konflktuar rëndë me njëri-tjetrin për motive pronësie.
Njëri prej tyre, Hazis Musai, 78 vjeç, ka goditur me sëpatë vëllanë e vet, Nazif Musain, rreth 77 vjeç.
Ky i fundit më pas ka qëlluar me pistoletë vëllanë e tij.
Të dy kanë përfunduar në spital, ku sipas policisë Hazis Musai, i qëlluar me pistoletë.
Ndërsa shefi i Komisariatit të Policisë Lushnje, Edmond Pjetraj sqaroi ngjarjen për median duke thënë se konflikti i vëllezërve për motive pronësie agravoi në përdorimin e armëve. Ndërkohë janë sekuestruar të gjitha provat materiale.

