Sherri me sopata dhe plumba, kryepolici i Lushnjës jep detajet: Konflikti i 2 vëllezërve për motive pronësie agravoi në...
Dy vëllezër nga fshati Çukas të Fier-Sheganit me mbiemër Musai janë zënë me njëri-tjetrin, ku kanë përfunduar edhe në përdorimin e armës së zjarrit.
Ndërsa shefi i Komisariatit të Policisë Lushnje, Edmond Pjetraj sqaroi ngjarjen për median duke thënë se konflikti i vëllezërve për motive pronësie agravoi në përdorimin e armëve.
Ndërkohë janë sekuestruar të gjitha provat materiale.
Ndërkaq mësohet se Haziz Musai, i plagosuri me armë zjarri nga vëllai i tij, Nazif Musai, është nisur me urgjencë për në Spitalin e Traumës, pasi gjendja e tij është kritike për jetën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm ka ndodhur për motive pronësie.
Njëri prej vëllezërve, Hazis Musai, 78 vjeç, ka goditur me sëpatë vëllanë e vet, Nazif Musain, rreth 77 vjeç.
Ky i fundit më pas ka qëlluar me pistoletë vëllanë e tij.
Të dy kanë përfunduar në spital, ku sipas policisë Hazis Musai, i qëlluar me pistoletë, është në gjendje të rëndë.
Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 08:00, në fshatin Qukas i Vjetër, dyshohet se për shkak të konflikteve për motive pronësie, shtetasi H. M. ka goditur me mjet prerës (sopatë), vëllanë e tij, shtetasin N. M., rreth 77 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur shtetasin H. M., me armë zjarri pistoletë.
Të dy të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve. Aktualisht, shtetasi H. M. është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë dhe mjetin prerës (sopatë), të përdorura gjatë konfliktit.
Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.



