VIDEO/ U plagos rëndë nga vëllai, Haziz Musai niset me urgjencë drejt Spitalit të Traumës

Haziz Musai, i plagosuri me armë zjarri nga vëllai i tij, Nazif Musai, niset me urgjencë për në Spitalin e Traumës.

Gjendja e tij është kritike për jetën. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Qukas i Vjetër të Lushnjes. Sipas njoftimit të policisë dy vëllezër janë konflktuar rëndë me njëri-tjetrin për motive pronësie.

Njëri prej tyre, Hazis Musai, 78 vjeç, ka goditur me sëpatë vëllanë e vet, Nazif Musain, rreth 77 vjeç.

Ky i fundit më pas ka qëlluar me pistoletë vëllanë e tij.

Të dy kanë përfunduar në spital, ku sipas policisë Hazis Musai, i qëlluar me pistoletë, është në gjendje të rëndë.

Ndërsa shefi i Komisariatit të Policisë Lushnje, Edmond Pjetraj sqaroi ngjarjen për median duke thënë se konflikti i vëllezërve për motive pronësie agravoi në përdorimin e armëve. Ndërkohë janë sekuestruar të gjitha provat materiale.