Plagosi vëllain e tij, momenti kur autori i pë*gjakur flet me policët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Mars 2024, 10:22
Hazis Musai, i plagosuri me armë zjarri nga vëllai i tij, Nazif Musai, mëngjesin e sotëm në Qukas të Vjetër, niset për në Spitalin e Traumës. Gjendja e tij është kritike për jetën.
Kurse Nazifi 77-vjeçar po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale ne spitalin e Lushnjes, pasi ka plagë në krah e këmbë nga sëpata dhe kosorja me të cilën u qëllua nga Hazizi.
Ngjarja e rëndë ndodhi për shkak të një konflikti për pronat. Këto janë momentet kur Nazifi i përgjakur flet për policët pasi ka kryer krimin.

