Detaje nga Lezha - Atentati mafioz terrorizon shkollën, fëmijët dhe mësuesit bojkotojnë mësimin

Nxënësit dhe mësuesit kanë bojkotuar mësimin në fshatin Rrilë të Lezhës, pas atentatit që ndodhi mëngjesin e sotëm para shkollës, ku mbeti i plagosur Agron Puka.

Ngjarja ka krijuar frikë dhe panik edhe të nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare ‘Marash Gjoni’ në Rrilë, pasi nga të shtënat janë rrezikuar edhe nxënësit.

Ndërkohë pista kryesore e hetimeve për plagosjen e Agron Pukës në fshatin Rrilë të Lezhës, janë konfliktet e pak ditëve më parë mes tij dhe disa personave.

Burime bëjnë me dije se Agron Puka ishte përfshirë në një konflikt dy ditë më parë në qytetin e Lezhës.

Agron Puka, bashkë me një person tjetër, kishin goditur me sende të forta një person.