Sigal dhe Lajthiza mbështesin Ligën Unike, President i FSHB-së falenderon sponsorat e këtij edicioni
Presidenti i Federatës Shqiptare e Basketbollit Avni Ponari nënshkroi këtë të premte një marrëveshje sponsorizimi për LIGËN UNIKE, ndërsa u shpreh se Liga Unike në basketboll për meshkuj do të luaj fazën finale në Vlorë nga 27 deri në 31 mars dhe në këtë edicion të veçantë, turneu do të sponsorizohet nga Sigal UNIKA grup Austria dhe uji lajthiza.
Liga Unike në basketboll për meshkuj do të luaj fazën finale në Vlorë nga 27 deri në 31 mars. Në këtë edicion të veçantë, turneu do të sponsorizohet nga Sigal UNIKA grup Austria dhe uji i gjithë shqiptarëve Lajthiza.
Presidenti i FSHB-së, Z. Avni Ponari nënshkroi këtë të premte një marrëveshje sponsorizimi për LIGËN UNIKE, ndërsa zbuloi detaje interesante nga aktiviteti.
Pasi nënshkroi kontratën me FSHB-në, foli edhe president i ujit lajthiza, Hajri Elezaj, i cili tha se do ti qëndroj pranë sportit të koshit.
Bashkia Vlorë do të mirëpres kompetiticion mbarë kombëtare të basketbollit, që ka një rëndësi të veçantë dhe për këtë foli Shefi i klubit flamurtarit, Klevis Kaso.
Për ti dhënë një dimension tjetër dhe mbulim më të gjerë LIGËN UNIKE të meshkujve, president i Federata Shqiptare e Basketbollit, Avni Ponari, lidhi marrëveshje sponsorizimi me Sigal Unika dhe ujin lajthiza.
