Shpërthimi i flakëve në ish-depozitat e karburantit, zbulohet shkaku i zjarrit në Ballsh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Mars 2024, 18:31
Një ish depozitë e naftës bruto me kapaciteti prej 10 mije metër kub ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme në qytetin e Ballshit.
Raportohet se në të kishte ende mbetje të naftës bruto, ndërsa mësohet se depozita i përkiste repartit të transportit të naftës në ish KPTHN në Ballsh e repartit 16/1.
Shkak për rënien e zjarrit është bërë një grup që po punonte për shkatërrimin e depozitave të vjetra, pajisjet e të cilëve kanë rënë në kontakt me mbetjet e naftës bruto dhe gazrave duke bërë që këto të fundit të shpërthejnë.
Raportohet se nga shpërthimi nuk ka pasur viktima ose të plagosur.