Të plagosurit nga shpërthimi në Lushnjë nisen drejt spitalit të Traumës në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Mars 2024, 16:37
Të plagosurit nga shpërthimi në Lushnjë nisedn drejt spitalit të Traumës. Ende nuk dihet gjendja e tyre.
Mësohet nga informacionet paraprake se ka disa persona të plagosur dhe një person ka ndërruar jetë.
Landi Verçani është personi që mbeti i vdekur sot nga shpërthimi në magazinë.
Mësohet se si pasojë e shpërthimit, është plagosur edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela.
Dyshohet se gjatë punës në fabrikë një vinç ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka pasur një shpërthim.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla. Po ashtu të pranishëm janë edhe forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje.
