Shpërthimi i fortë në Lushnjë, 2 viktima dhe 7 të plagosur, mes tyre edhe deputeti i Partisë Socialiste
Ky është vinçi i cili gjatë punës në magazinën në Lushnje preku me telat e tensionit e më pas në kontakt në kontakt me depozitat e gazit solli shpërthimin e fuqishëm.
Si pasojë punonjësi Landi Velçani humbi jetën ndërsa tetë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Mes tyre ishte edhe deputeti socialist Bujar Çela. Ky i fundit pas ndërhyrjes mjekësore ka kaluar rrezikun për jetën
Një pjesë e të lënduarve u nisën drejt spitalit të Traumës për të marrë ndihmë të specializuar.
Dëshmitarët tregojnë se shpërthimi ka qenë i fortë duke shkaktuar edhe një gropë në magazinën e paleteve ku edhe po kryheshin punimet.
Madje efekti është ndierë në një perimetër të gjerë për shkak edhe të presionit të krijuar nga shpërthimi i fortë.
Në vendin e ngjarjes mbërriti ministri i Brendshëm Taulant Balla, por edhe kryetari i bashkisë së fierit Armando Subashi si dhe autoritete të Lushnjes.
