Me 2 viktima dhe 7 të plagosur/ Ky është momenti i shpërthimit në biznesin e deputetit në Lushnjë (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Mars 2024, 18:16
Ky momenti ishpërthimit në një kapanon në Lushnjë, si pasojë e të cilit dy persona humbën jetën dhe 7 të tjerë mbetën të lënduar, mes të cilëve dhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela.
Në pamje, shfaqen disa persona, të cilët pas shpërthimit vrapojnë të tmerruar dhe largohen me vrap nga vendi i ngjarjes.
Deputeti socialist, Bujar Çela, i është nënshtruar një operacioni, ndërsa disa prej të lënduarve janë transportuar drejt Spitalit të Traumës, për ndihmë më të specializuar.
