Mbeti i plagosur nga shpërthimi, deputeti i PS-së, Bujar Çela i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela ka mbetur i plagosur mesditën e sotme në Lushnjë, pas një shpërthimi në një magazinë ndërtimi.

Deputeti socialist, i cili ndodhet në spital, ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale, ka qenë në pronën e tij fare pranë magazinës ku ka ndodhur shpërthimi.

Bujar Çela është deputet i qytetit të Lushnjës prej dy mandatesh, i dalë nga listat shumemërore të Partisë Socialiste.

Nga ana tjetër janë edhe ka disa persona të plagosur që janë transportuar drejt Tiranës si dhe një person ka ndërruar jetë. 

 Landi Verçani është personi që mbeti i vdekur sot nga shpërthimi në magazinë.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla. Po ashtu të pranishëm janë edhe forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje.