PAMJET/ Dyer dhe dritare të thyera, shihni dëmit që la pas në zonë shpërthimi në Lushnje
Një shpërthim i fortë tronditi pasditen e sotme qytetin e Lushnjes. Për pasojë 1 person ka ndërruar jetë dhe 8 të tjerë janë plagosur. Mes të plagosurve është edhe deputeti i PS, Bujar Çela.
Mësohet nga banorët se shpërthimi ka qenë kaq i fortë, sa është dëgjuar deri në Peqin. Sikurse mund të shihet edhe nga pamjet, shpërthimi ka thyer dritaret dhe dyert e disa bizneseve dhe banesave aty pranë.
Vendi ku ndodhej kapanoni ka qenë 100 metra larg Rotondos së Plastmasit, në rrugën që shkon drejt autostradës.
"Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit", në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm. Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi L. V., dhe janë plagosur 8 shtetas mes tyre dhe deputeti B. Ç., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.
Menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit."
