Lushnje/ Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë, 2 të vdekur dhe 7 të plagosur

Një shpërthim ka ndodhur pak minuta më parë në ambientet e një kompanie në Lushnje.

Mësohet nga informacionet paraprake se ka 7 persona të plagosur dhe 2 persona kanë ndërruar jetë. 

Landi Verçani është personi që mbeti i vdekur sot nga shpërthimi në magazinë, bashkë me djalin e tij që vdiq më pas. 

Dyshohet se gjatë punës në fabrikë një vinç ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka pasur një shpërthim.

Shpërthimi dyshohet se ka qenë shumë i fortë dhe zhurma është dëgjuar pothuajse në të gjithë qytetin.