''Samiti për Ukrainën ishte i domosdoshëm dhe i nevojshëm'', Bytyçi: Deklarata e përbashkët mbështeti planin e paqes

Analisti, Enver Bytyçi në një intervistë në Ora News foli për samitin për Ukrainën në Tiranë.

Bytyçi u shpreh se samiti ishte i domosdoshëm dhe i nevojshëm.

Bytyçi: Sigurisht Zelensky nuk do e linte këtë rast pa e shfryztëzuar për të bërë thirrje për mbështetje për Ukrainën.

Samiti ishte i domosdoshëm dhe i nevojshëm.

Dokumenti themelor që u miratua në këtë samit ka dy momente kryesore, dënon aggression e Rusisë ndaj Ukrainës dhe bën thirrje dhe respekton sovrantietin e Ukrainës.

Deklarata e përbashkët e samitit mbështeti planin e paqes prej 10 pikash që ka paraqitur Zelensky për ti dhënë fund luftës.