Zelensky publikon pamjet nga Tirana: Nuk do ta harrojmë kurrë qëndrimin e ngrohtë të shqiptarëve ndaj Ukrainës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky postoi një mesazh në median sociale pas nënshkrimit të Traktatit të Miqësisë dhe Bashkëpunimit me Shqipërinë.
“Që në ditët e para të pushtimit të plotë, Shqipëria ka mbështetur Ukrainën në luftën tonë për liri dhe integritet territorial.
Gjatë takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ne nënshkruam Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë. Ky dokument do të ndihmojë në forcimin e bashkëpunimit tonë me Shqipërinë dhe pozicionin e Ukrainës në Ballkan.
Sot diskutuam gjithashtu nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe prodhimin e mundshëm të armëve të përbashkëta.
I jemi mirënjohës qeverisë dhe popullit shqiptar. Nuk do ta harrojmë kurrë qëndrimin e ngrohtë të shoqërisë shqiptare ndaj ukrainasve,” shkruan Zelensky.
Since the first days of the full-scale invasion, Albania has supported Ukraine in our struggle for freedom and territorial integrity.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 28, 2024
During the meeting with Albanian Prime Minister Edi Rama @ediramaal we signed the Treaty on Friendship and Cooperation between Ukraine and… pic.twitter.com/fFkSqhpSPu

