Vuçiç mbërrin në Samitin për Ukrainën në Pallatin e Kongreseve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2024, 11:30
Presidenti Vuçiç ka mbërritur në Samitin për Ukrainën në Pallatin e Kongreseve. Ai ka bërë një prononcim për mediat serbe.
I pyetur nga mediat e vendit të tij, Vuçiç tha se i pret një ditë e ngarkuar përpara.
“Do jenë tema të rëndësishme dhe jo të lehta për ne. Gjërat nuk janë aq të lehta,” tha ai.
I pyetur nëse do vendosë sanksione ndaj Rusisë, Vuçiç tha: “E vetmja gjë që mund të them është se do i përmbahem parimeve që kemi miratuar në Këshillin e Sigurimit të Serbisë dy vjet më parë”.
PRITJA NE PALLATIN E KONGRESEVE

