Rama çel Samitin për Ukrainën: Lufta nisi nga një ëndërr e vjetër perandorake. Putin donte të fshinte Ukrainën nga harta, por…
Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, mikpritës së bashku, liderët pjesëmarrës në Samitin “Ukrainë-Europa Juglindore”, i cili zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë.
Ky takim me rëndësi të posaçme mbledh në një tryezë diskutimi liderët: BorjanaKrišto, Kryetare e Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Herzegovinës; Maia Sandu, Presidente e Moldavisë; Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës; Stevo Pendarovski, President i Maqedonisë së Veriut; Aleksandar Vučić, President i Serbisë; Andrej Plenković, Kryeministër i Kroacisë dhe Jakov Milatović, President i Malit të Zi- për të dëshmuar edhe një herë vlerat e përbashkëta të vendeve në mbështetjen e pakushtëzuar ndaj Ukrainës.
Kryeministri Edi Rama, si i zoti i shtëpisë, ka hapur sot punimet në samitin për Ukrainën që po mbahet në Tiranë. Kreu i qeverisë shqiptare foli për një të ardhme të përbashkët, ku fokusi është te paqja.
Rama: Jemi thellësisht të nderuar që Zlensky bëri udhëtimin në Tiranë mes punës dhe qëndresës ndaj luftës në Ukrainë.
Kjo është një luftë që as Ukraina e as bashkëshia e Kombeve nuk e zgjodhën, një katastrofë e ngjizur nga një ëndërr e vjetër e një ëndrre perandorake.
Prania juaj këtu, kujtesë që ai nuk ia ka dalë, nuk ka shtypur vullnetin e popullit ukrainas të jenë të lirë. Putini donte të fshinte Ukrainën nga harta brenda disa ditësh, por sot ajo është më e pranishme se kurrë.



