Samiti në Tiranë, Presidentja e Moldavisë: Ushtarët e Ukrainës, shpëtimtarë të atij rajoni

Para nisjes së samitit në Tiranë, presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, shprehu vlerësime për kontributin dhe sakrificat e Ukrainës përballë agresionit rus.

Në një deklaratë për mediat, presidentja tha se ushtarët e Ukrainës janë shpëtimtarët e rajonit.

“Moldavia është e sigurt në këto momente edhe falë luftës të Ukrainës, në front".

Ajo i cilësoi ushtarët e Ukrainës si "shpëtimtarë të atij rajoni”.

Moldavia është ndjerë e rrezikuar nga një sulm i mundshëm i Rusisë.

PRITJA NE PALLATIN E KONGRESEVE