Andoni: Samiti për Ukrainën me rëndësi të madhe për gjithë Rajonin, Rama e shfrytëzoi këtë për ta pozicionuar qartë Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, mikpritën së bashku, liderët pjesëmarrës në Samitin “Ukrainë-Europa Juglindore”, i cili zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë.

Ky takim me rëndësi të posaçme mbledh në një tryezë diskutimi liderët: BorjanaKrišto, Kryetare e Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës; Maia Sandu, Presidente e Moldavisë; Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës; Stevo Pendarovski, President i Maqedonisë së Veriut; Aleksandar Vučić, President i Serbisë; Andrej Plenković, Kryeministër i Kroacisë dhe Jakov Milatović, President  i  Malit të Zi- për të dëshmuar edhe një herë vlerat e përbashkëta të vendeve në mbështetjen e pakushtëzuar ndaj Ukrainës.

Për të kuptuar më shumë nga ky aktivitet i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” ishte analisti Ben Andoni.

“Për Rajonin kjo ëhstë një gjë e madhe. Ky është Samiti i dytë që bëheyt në rajon pas atij të Athinës.

Edhe pse jo me peshë specifike vendimmarrëse, por me peshë të madhe morale.

Z. Rama ka ditur shumë mirë për ta shfrytëzuar këtë së pari për pozicionimin e Shqipërisë, por edhe për pozicionimin e këtij lloj qëndrimi ku ai do që të jetë protagonist.

Në një farë mënyre është edhe një lloj qetësimi për Ukrainën, duke pasur parasysh nga situata në luftë, ku ka një avantazh më të lehtë Rusia, dhe në një farë mënyre samiti vjen përpara miratimit të atij propozimi që po bën z. Zelenski me 10 pika për të ardhmen”, u shpreh ndër të tjera analizti Ben Andoni.