Vrasja e babait nga fëmijët në Durrës, Rexhepi: Krim i planifikuar mirë, ngjarja më e rëndë se kaq. Absurde që për një fejesë...
Nga Lili Saraçi Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2024, 15:46
Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi në një intervistë në Ora Neës foli për ngjarjen e rëndë në Durrës ku fëmijët vranë dhe varrosën babanë e tyre.
Rexhepi u shpreh se krimi ishte i planifikuar mirë dhe se ngjarja mund të jetë më e rëndë.
Rexhepi: Ishte një ngjarje e tmerrshme.
Një krim i planifikuar relativisht mirë.
I mirëmenduar ndaj një kryetari të familjes e kryer nga vajza dhe dy vëllezërit.
Nga raportimet mediatike është që autori është djali, por vlen të diskutohet akoma.
Ky krim duhet të hetohet deri në detaje.
Gjykoj dhe dyshoj se ngjarja do jetë më e rëndë se kaq.
Më duket absurde që për një fejesë të arrish deri në vrasje.
