EMRI/ U hodh nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ndërron jetë 47-vjeçari, policia jep detajet
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mëngjes në Tiranë, ku rreth orës 05:30, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3-të i Spitalit të Traumës, shtetasi Marsel Hysa, 47 vjeç, i cili si pasojë e dëmtime të marra ka ndërruar jetë.
Burime nga trauma shpjegojnë se pacienti ka qenë në shoqërinë e motrës së tij.
Kjo e fundit, raportohet paraprakisht, ka deklaruar se ka tentuar ta ndalojë por nuk ka mundur. Ajo po merret në pyetje aktulisht nga oficerët e policisë gjyqsore.
Policia Tiranë - Informacion paraprak
Më datë 25.02.2024, rreth orës 05:30, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3-të i Spitalit të Traumës, shtetasi M. H., 47 vjeç, i cili si pasojë e dëmtime të marra ka ndërruar jetë.
Ky shtetas është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital, më datë 24.02.2024, rreth orës 12:00, pasi është vetëplagosur me mjet prerës thikë, në Tepelenë.
47-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe sipas deklarimeve të familjarëve ka tentuar të vetëvritet dhe më parë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


