Pukë - Projektet për HEC, banorët e Gjegjanit dalin në protestë: Po na marrin burimet ujore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2024, 10:46
Lejet e dhëna për ndërtimin e katër HEC -eve në zonën e Gjegjanit në Pukë, kanë ngritur në protestë banorët e 3 fshatrave Kalivare, Mesul dhe Kimez.
Ata janë mbledhur këtë të diele, duke kundërshtuar këto projekte që dëmtojnë rëndë këtë zonë, duke ju marre burimet ujore.
Banorët janë të vendosur në betejën e tyre, për mos të lejuar nisjen e punimeve, pasi komuniteti nuk është pyetur për zbatimin e këtij projekti.

