VIDEO/ Macja ngec në shtyllën e tensionit të lartë, shpëtohen nga zjarrfikësit e Fierit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2024, 11:52
Krahas përballjes me zjarret, shërbimet zjarrfikëse të Fierit, u duhet tu vijnë në ndihme dhe shpëtimit të kafshëve. I tillë ka qënë dhe rasti i kësaj të diele, ku një mace ka mbetur në majë të një shtylle korenti të tensionit të lartë.
Pronarët e maces lajmëruan shërbimin zjarrfikës të frikësuar se ajo mund të rrezikohet.
Operacioni i shpëtimit ishte mjaft i vështire, por pas disa minutash përpjekje më në fund zjarrfikësit kanë mundur të zbresin nga shtylla macen.

