Aksident në Lezhë, raportohet për pesë të lënduar

Një aksident është regjistruar në dalje të qytetit të Lezhës.

Si pasojë e aksidentit raportohet se janë lënduar pesë persona. Të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore, teksa gjendja e tyre shëndetësore raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit.