VIDEO/ Shantazhonte vajza dhe gra me profile false, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë, merrte deri në 1 mijë euro për fshirjen e fotove intime
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2024, 11:03
Një 22-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi shantazhonte vajza dhe gra me profile false. I riu merrte foto e video të ndryshme dhe i publikonte në profile të rreme duke iu bashkangjitur shprehje denigruese.
Për fshirjen e këtyre postimeve, 22-vjeçari, kërkonte në këmbim shuma parash nga personat që iu publikonte fotot, që shkonin deri në 1000 euro.
“Si rezultat i këtij operacioni u ndalua shtetasi E. Xh., 22 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia.
I riu rezulton të jetë autor i disa ngjarjeve të kësaj natyre kriminale, brenda dhe jashtë vendit.

