164 faqe rekurs/ Ardian Çapja dhe “shokët” e tij kërkojnë pafajësinë në Gjykatën e Lartë për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit
Ardian Çapja dhe anëtarët e grupit të tij, të cilët janë dënuar për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit i janë drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs për prishje vendimi.
Në rekursin prej 164 faqesh kërkohet ndryshimi e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë e për rrjedhojë edhe ai i Apelit, duke vendosur deklarimin e pafajshëm të shtetasve Ardjan Çopja dhe nipit të tij Florenc Çapja, pasi nuk provohet sipas mbrojtjes që të të kenë kryer veprat penale për të cilat akuzohen.
Po ashtu grupi ne fjalë kërkon revokimi i “Arrest në burg”, ndaj këtyre shtetasve.
Si vendim alternativ, vëllezërit Çapja kërkojnë përmes rekursit prishjen e vendimit të GJKKO-së të Apelit, si një akt i pavlefshëm, dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në GJKKO, me tjetër trup gjykues.
Ardian Çapja, nipi i tij Florenc Çapja dhe Jorgo Leku alias Olsi Leku u dënuan me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Posaçme, lidhur me vrasjen e Nezir dhe Gentjan Beqirit, babë e bir, e ndodhur mëngjesin e 15 gushtit të vitit 2012 në qytetin e Elbasanit, brenda banesës së të ndjerëve.
Me 25 vite secili u dënuan Klajdi Dokoli dhe Etjen Cani dhe me 15 vite bashkëpunëtori i drejtësisë Ervis Bardhi.

