VIDEO/ Ishte nisur për në Turqi, anija me skrap detyrohet të ndalet në Sarandë., ja arsyeja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2024, 15:52
Pas një defekti në manovër dhe mos funksionim të sistemit të drejtimit së anijes “Bergfjord” me flamur shqiptar kthehet në Sarandë.
Nga ky moment dhe pas komunikimit me kapitenerinë e portit Sarandë anija është udhëzuar për të hyrë në portin e marinës “Limion”.
Gjatë komunikimeve, ekuipazhi nuk ka paraqitur probleme. Është bërë menjëherë nga ana e ekuipazhit vlerësimi i situatës dhe është vënë në mbikëqyrje pjesa e çarë. Anija është akostuar pa probleme.
Situata do të vlerësohet nga ana e Kontrollit Shtetëror të Flamurit (KSHF) për vijueshmërinë apo jo të lundrimit të anijes.
Anija me pronar dhe flamur shqiptar ishte e ngarkuar me skrap në Shëngjin dhe kishte destinacion Turqinë.


