Nis konkursi i gjuhës shqipe, Manastirliu: Pas garës në qytete do përballen 16 ekipet më të mira
Në 12 mars në të gjithë vendin do të nisë konkursi kombëtar për gjuhën shqipe. Gara do të nisë fillimisht mes shkollave në qytete e më pas në rang kombëtar.
Ministrja e arsimit Ogerta Manastirliu në takimin me nxënës të shkollën “Mësonjëtorja e parë” në Muzeun e Arsimit në Korçë, thekson se në këtë vit do të ketë mjaft aktivitete.
Synimi është nxitja e ndjenjës së krenarisë dhe përkatësisë tek fëmijët që nga moshën e vogël.
“Bashkë me nxënës të shkollës “Mësonjëtorja e Parë” në Korçë, në këtë Muze ku ngado të shohësh gjen një dëshmi që evokon përpjekjet e bëra ndër breza për mësimin e gjuhës tonë shqipe.
Mes shumë aktiviteteve në këtë Vit të Gjuhës Shqipe, sot kam kënaqësinë të prezantojmë se prej datës 12 mars fillon Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe për nxënësit e klasave të nënta.
Ky konkurs, si një prej aktiviteteve më të mëdha të vitit shkollor, ka një rëndësi të veçantë për nxënësit, mësuesit dhe prindërit, pasi ai jo vetëm përcjell bukurinë dhe pasurinë e gjuhës tonë shqipe, por shërben dhe si një platformë për të mbajtur gjallë e lartësuar flakën e dashurisë dhe vlerësimit për gjuhën amtare, si thelbi i identitetit tonë kombëtar”, tha ministrja Manastirliu.
16 ekipet më të mira do të përballen në gjysmëfinale, ndërsa Finalja e madhe do të shpallet në një festë të dijes
Në Ditën Botërore të Gjuhës Amtare edhe presidenti Begaj, përgëzoi prindër dhe mësues që përcjellin te fëmijët “Gjuhën Shqipe
