Urgjenca te Trauma e Senatoriumi, ministria e Shëndetësisë: Po punohet për rikthimin e shërbimit te QSUT
Pas mbylljes së urgjencës së Qsut prej gati 2 javësh qytetarët ende vijojnë të drejtohen aty.
Në njoftimin e saj ministria e Shëndetësisë bën me dije se shërbimi aktualisht po vijon të jepet te spitalin Ushtarak ose tek Shefqet Ndroqi.
Por si po menaxhohet fluksi në dy spitalet ndjekim gazetaren Sonila Musai
Standup Spitali i Qsut qe prej dates 11 shkurt nuk ofron sherbim per pacientet.
Ky vendim vjen si pasoje e zjarrit të shkaktuar prej një defekti teknik ne nje nga dhomat e sherbimeve.
Prej asaj dite urgjencat janë transferuar tek Trauma dhe Senatoriumi.
Por në QSUT ende ka qytetare qe drejtohen per te marre shërbim.
Janë punonjësit e sherbimit që i orientojne ku të drejtohen.
Ne njoftimin e saj ministria e Shëndetësisë njofton te gjithe pacientet qe ne rast urgjence te drejtohen ne spitalin Shefqet Ndroqi i njohur si sanatoriumi ose ne spitalin e Traumes i nhohur ndryshe si spitali Ushtarak.
Në spitalin e Traumës fluksi i pacientëve që kërkojnë ndihmë është i përballueshëm.
Ndërsa familjarët presin informacione për të afërmit e tyre.
Standup edhe në spitalin universitar Shefqet Ndroqi situate duket e qetë.
Në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se qytetaret e Gjirokastrës, Vlorës, Fierit e Beratit do marrin shërbimin e urgjencës ne spitalin memorial në Fier ndërsa për qarkun Shkodër dhe Lezhë trajtohen ne spitalin Shkoder.
