Kërcënoi për gjakmarrje 57-vjeçarin, prangoset 42-vjeçari në Shkodër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2024, 11:02
Policia e Shkodrës ka arrestuar një 42-vjeçar, i cili kërcënoi për gjakmarrje një shtetas.
Uniformat blu, raportojnë se i arrestuari me iniciale E. B., ka kërcënuar 57-vjeçar që rreth 10 vjet më parë ka qenë i përfshirë në një aksident rrugor ku humbi jetën i vëllai.
“Këto shërbime arrestuan dhe shtetasin E. B., 42 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka kanosur për gjakmarrje, një 57-vjeçar që rreth 10 vjet më parë ka qenë i përfshirë në një aksident rrugor me pasojë vdekjen e vëllait të shtetasit E. B.”, njofton policia e Shkodrës.
