Presidenti Begaj dekreton ambasador në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidanin

Denion Meidani është dekretuar nga presidenti Bajram Begaj si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Këtë post më herët e ka mbajtur Fatos Reka i cili është liruar nga detyra.