Aksident në Kamëz/ Makina përmbyset në mes të rrugës, plagoset një vajzë (FOTO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2024, 14:07
Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në Kamëz.
Siç shihet në pamjet, një makinë është përmbysur në mes të rrugës.
Në automjet udhëtonin dy vajza, njëra prej të cilave ka mbetur e lënduar.
Dyshohet se një makinë tjetër i ka prerë rrugën makinës tip “Peugeot” në të cilën ndodheshin vajzat.
Shoferi më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Një hetim ka nisur për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
