“Gërdeci”/ GJKKO shtyn për në 6 mars seancën ndaj ish-ministrit të mbrojtjes, Fatmir Mediu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2024, 09:32
Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në 6 mars seancën ndaj ish-ministrit të mbrojtjes, Fatmir Mediu.
Shkak i shtyrjes ka qenë mungesa e gjyqtares kryesuese Irena Gjoka, e cila ishte angazhuar në një aktivitet.
Dështimi i seancës bëri që të shtyhet edhe pyetja e 4 dëshmitarëve të paraqitur, mes të cilëve, Dritan Minxolli, ish-drejtor i fabrikës së Gërdecit dhe ish-ushtarakut Sokol Ngjeçi.
