Bardhi pas mbledhjes së grupit parlamentar: Amnistia penale jo transparente, do të vijojë aksioni në Parlament

Pas mbledhjes së grupit parlamentar ai nuk  dha një përgjigje të drejtpërdrejtë nëse do ta votonte Amnistinë Penale, të cilën e cilësoi nkë akt tërësisht jo transparent.

“Amnistia është kthyer në akt tërësisht jo transparent ku secili në mënyrë të fshehtë dhe larg vëmendjes shton dhe heq sipas interesit të tij, prej muajsh jemi në një aksion dhe ky aksion do të vijojë, një akt humanizmi i Kuvendit, duhet të qëndrojë larg sherrnajave. Sikur kolegë kanë kërkuar shfuqizimin e nenit5 pika 2. Nuk është i publikuar versioni zyrtar se kush është versioni final i amnistisë, nuk dua të jap konkluzione”, tha Bardhi.