ZYRTARE/ Tirana prezanton trajnerin e ri, do të debutojë sot në ndeshjen e Kupës

Tirana zyrtarizon trajnerin e ri pas largimit në Julian Ahmatajt, ai është Erbim Fagu.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Tirana ka njoftuar zyrtarizimin e Fagut, i cili rikthehet tanimë te “bardheblutë” si trajner.

36-vjeçari Erbim Fagu, sëfundmi ka drejtuar në kategoritë e ulta në Holandë, ndërsa përballë një ofertë të tillë është shprehur i gatshëm për t’u rikthyer në Shqipëri.

Tirana zyrtarizon kështu trajnerin e tretë brenda këtij sezoni, pas Orges Shehi dhe Julian Ahmatajt.