VIDEO/ Reali ngec në transfertën ndaj Vallecanos së Ivan Balliut

Real Madrid nuk shkoi më shuam se një barazim 1-1 ndaj Rayo Vallencano në Vallecas me “Los Blancos”, të cilët e shohin të ngushtohet në tetë pikë diferenca me Barcelonën e vendit të tretë.

Reali realizoi që në fillim me Joselu, që fillimisht iu mohua nga anësori, por gjithçka u konfirmua nga sistemi VAR, ndërsa vendësit barazuan me penallti.

Gjatë pjesës së dytë asgjë nuk do të ndryshonte. Girona do të ketë shansin të afrohet nëse do të fitojë sfidën e radhës, pasi për momentin ndodhet 6 pikë larg.