PAMJET/ Plagoset me thikë 22-vjeçari në afërsi të spitalit të Shkodrës, indentifikohet autori
Në afërsi të spitalit të Shkodrës është plagosur një 22 vjeçar ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij.
Ngjarja mendohet se ka ndodhur nga një konflikt i çastit. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë teksa po hetojnë për zbardhjen e plotë të kësaj plagosje.
Njoftimi i policisë:
Shkodër
Dëmtoi me mjet prerës (thikë), një 22-vjeçar, gjatë një konflikti të çastit, Policia identifikon autorin dhe vijon kërkimet për kapjen e tij.
Rreth orës 09:10, në lagjen “Skënderbeg”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. Gj., 26 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Gj., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, i cili po merr asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e 26-vjeçarit
Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

