A do mbajë përgjegjësi në “Vetting” gjyqtarja e Korçës Luljeta Kolonja. Disa pyetje që kërkojnë përgjigje...

Kjo që shihni në këtë foto quhet Luljeta Kolonja, gjyqtarja e Korçës, e cila në periudhën më të madhe të detyrës së saj, ka shërbyer si gjyqtare në gjykatën e Pogradecit.

E lidhur ngushtësisht me mercenarët e krimit në Pogradec-Korçë dhe lobet më të fuqishme ekonomike-politike të kësaj zone, Kolonja ka mundur të qëndrojë nën hije dhe jashtë vëmëndjes së qëllimshme të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke ju shmangur përballjes.

Prezenca e saj brenda sistemit kontravers të Drejtësisë Shqiptare, ngreh dyshime të forta për lidhjen e saj me komisionerët e “Vettingut”, të cilët kanë refuzuar të çelin seancë dëgjimore për këtë subjekt rivlerësimi.

Në muajin Dhjetor të këtij viti “Vetting” mbyll ciklin e gjykimeve me gjyqtarë dhe prokurorë, por kur kanë mbetur dhe 10 muaj nga funksioknimi i këtij institucioni, nuk ka asnjë qasje në horizont për të verifikuar pastërtinë e figurës, integritetin, kontrollin pasuror dhe profesional të gjyqtares, Luljeta Kolonja.

Situata në gjyqësor po shkon gjithnjë e më keq, në kushtet kur gjyqtarë matrapazë, hileqarë dhe të lidhur ngushtësisht me parullën “Kap ça të kapim”, duan të kalojnë vettingut duke bërë manovra të rrezikshme dhe korruptive.

Luljeta Kolonja, njihet në Korçë si “noterja” e materialeve policeske që policia dhe prokuroria, çojnë në gjykatë. Çfarë kërkon policia, lëshon vendim për arrestim Luljeta Kolonja.

Nuk e ndan mendjen dy në këto raste. Miraton me vrap çdo material policesk, duke lënë në burg njerëz të pafajshëm, prindër me fëmijë të mitur që punojnë për bugën e gojës.

Dhe nga ana tjetër nuk guxon kjo gjyqtare ti bjeri çekiqit, kur vjen puna për dënimin e anëtarëve të grupeve kriminale, zyrtarëve të korruptuar dhe personat me rrezikshmëri të lartë në shoqëri.

E lidhur ngushtësisht me drejtorë policie dhe shefa komisariati në Pogradec dhe Korçë, Luljeta Kolonja mendon se mund të kapërcejë çdo situatë apo të shtypë me këmbë cilin do person që i del përpara, duke përdorur në gjykime paaftësinë e saj si gjyqtare.

Kriteri profesional i kësaj gjyqtare le për të dëshiruar. Mjafton “Vettingu” të verifikojë mënyrë e shtyrjes së proceseve gjyqësore të kësaj gjyqtare, e cila teksa shtynte seancat gjyqësore në Pogradec, udhëtonte me familjen ose me shoqet në drejtim të Maqedonisë për shoping.

Komisionerët e “Vettingut” të verifikojnë dhjetëra raste të braktisjes së detyrës nga kjo gjyqtare dhe udhëtimet e saj me data konkrete në Maqedoni dhe Greqi.

Ky ka qënë një truk i mirëmenduar nga kjo gjyqtare, për tju shmangur detyrës duke vijuar me dëfrime në qëndrat tregtare të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

“Vettingu” duhet të çelë sa më parë seancën për gjykimin e kësaj gjyqtareje dhe të nominojë pyetjet e para karshi këtij subjekti rivlerësimi.

Mes shumë pyetje që janë të nevojshme dhe që duhet të jenë si indicia verifikuese për këtë subjekt rivlerësimi nga komisionerët e “Vettingut”, janë:

1.     Sa herë ka braktisur seancat gjyqësore Luljeta Kolonja dhe ka udhëtuar në Drejtim të Maqedonisë, duke dalë nga pika Kufitare e Qafë-Thanës dhe Tushemishtit?

2.     Cilat janë pazaret dhe nderet që Luljeta Kolonja, ka bërë për llogari të Olti Bistrit, ish-shef komisariati në Pogradec i arrestuar së fundi gjatë operacionit “Metamorfoza” dhe disa drejtorave policie në Korçë?

3.     Pse Drejtorët e Policisë në Korçë dhe Pogradec, janë miqtë më të mirë të gjyqtares Kolonja?

4.     Cilat janë arsyet që shtynë gjyqtaren Luljeta Kolonja të fshehë dhe mos deklarojë në “Vetting” një aksident të ndodhur disa vite më parë në Pogradec mes burrit të saj Genci Kolonja dhe shtetasit me inicialet J.M?

5.     Pas aksidentit, a është konfliktuar me fyerje të rënda dhe përplasje fizike bashkëshorti i gjyqtares Luljeta Kolonjës me shtetasin me inicialet J.M?

6.     A ka lidhje të ngushta dhe interesi familjarët e Luljeta Kolonjës me grupin e “Lilit të Rrushkës” në Pogradec?

Vijon...

A do mbajë përgjegjësi në “Vetting” gjyqtarja e