PAMJET/ Drejtuesi humbet kontrollin, makina kalon mbi trafikndarëse dhe ndalet te kazanët plehrave në Gjirokastër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2024, 22:07
Një aksident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në lagjen “18 shatori” në qytetin e Gjirokastrës.
Një autoveturë, drejtuesi i së cilës ka humbur kontrollin e mjetit, ka bërë të mundur që makina të hipte mbi trafikndaresën dhe si pasojë është përplasur me kazanët e plehrave.
Fatmirësisht nuk ka pasur lëndime në kalimtarë, por vetëm dëme materiale.
Personi që ka shkaktuar aksidentin ka pasur edhe para rreth një muaji penalizim nga policia për shkelje të rregullave të qarkullimit.
Uniformat blu ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkakun e aksidentit.


