Rama krah Blinkenit: Pa SHBA-të nuk do kishte shtet të pavarur të Kosovës, nxisim koordinimin dhe dialogun me Serbinë
Nga kryeministria Edi Rama në konferencën me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, tha se shqiptarët nuk duhet të harrojnë se pa SHBA-të nuk do të kishte një shtet të pavarur të Kosovës.
Rama: Kemi folur për rajonin, kemi ndarë të njëjtat pikëpamje dhe shqetësime. Siç dihet Shqipëria ka një politikë të dorës së shtrirë të miqësisë për të gjitha vendet e rajonit. Jemi investuar që rajoni të shkojë përpara. Është në interesin e popullit tonë që ta shikojë bashkimin me Evropën si pjesë të pandarë të bashkimit të këtij rajoni rreth vlerash dhe parimesh që mishërojnë qenien tonë në komunitetin e madh të shteteve demokratike.
E kemi nxitur dialogun e pazëvendësueshëm mes Kosovës dhe Serbisë. SHBA-të, kanë qenë janë dhe do mbeten mbështetëse të palëkundura të njohjes përfundimtare të Kosovës dhe të përmbushjes së subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Është mirë që shqiptarët të mos e harrojnë se pa SHBA-të nuk do kishte një shtet të pavarur të Kosovës dhe se interesi i SHBA-ve në këtë rajon dhe specifikisht interesi për mbarëvajtjen e punëve në Shqipëri e Kosovë nuk është interes i dorës së dytë. Dua të përsëris apelin për autoritetet e Prishtinës që të mos bëjnë asnjë hap pas pa u konsultuar me aleatët e tyre strategjik, pasi është në interes të tyre. Nga veprimet e pa konsultuara mund të fitohen ca vota sot për sot.
