Vizita e Blinken, Lita: Shqipëria në radarin e SHBA-ve, presim të flasë edhe për demokracinë tonë

Në një intervistë për Ora News, analisti Lavdërim Lita u shpreh se vizita e Blinken tregon faktin që Shqipëria ka hyrë në radarin ndërkombëtar sa i takon mbështetjes dhe zgjidhjes së krizave humanitare.

Ai shtoi se pritet që në konferencë për shtyp të falsë edhe për gjendjen e demokracisë dhe drejtësisë në vendin tonë.

Lita: Kjo vizitë tregon edhe faktin që Shqipëria ka hyrë në radarin ndërkombëtar sa i takon mbështetjes dhe zgjidhjes së krizave humanitare. Edhe gjatë fjalimit të tij ai falenderoi Shqipërinë për pritjen e afganëve dhe refugjatëve.

Ai e duartrokiti dy herë qeverinë për këtë angazhime. Presim që në konferencë për shtyp të falsë edhe për gjendjen e demokracisë dhe drejtësisë në vendin tonë.