"Shqipëria mbështetëse e madhe për Ukrainën"/ Blinken: Zë i rëndësishëm në KS dhe në OKB jeni partner

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka deklaruar se Shqipëria është nga vendet që kanë mbështetur më shumë Ukrainën dhe popullin afgan.

Gjatë fjalës së tij, Blinken theksoi se marrëdhënia mes dy vendeve është më e fortë se kurrë dhe se trupat shqiptare në NATO janë duke ruajtur Kosovën. Gjithashtu Blinken dha lajmin se muajin e ardhshëm do të përurohet baza ushtarake në Kuçovë.

"Ju falënderoj shumë që na keni mikpritur sot. Do ta filloj me dy shprehje që kemi. Nëse dikush nuk ka mundësi të përjetojë kënaqësinë, ne kemi mundësinë ta ftojmë sërish. Dhe kur dielli shkëlqen dhe kur nuk bie shi, është një mik i rëndësishëm”. Kjo është diçka që nuk mund t’ua shpreh sa duhet që është tribut. Jam në vizitën e parë sepse ky partneritet është më i fortë se çka qenë. Është një rrugë me dy kalime dhe po bëjmë gjëra me njëri-tjetrin dhe për njëri-tjetrin.

Si aleat kyc i NATO-s, zë i rëndësishëm në KS e OKB kemi partneritet të rëndësishëm. Kemi folur për gjëra të rëndësishme, për Ukrainën që është përballur me Rusinë. Kemi patur mundësinë të diskutojmë për sfidat për po përballemi, për të nxitur sigurinë. Shqipëria ka qenë një nga mbështetëset e para të Ukrainës dhe ka dërguar ndihma ushtarake dhe është një nga 10 kontrinueset kryesore për të ardhurat për frymë. Muajin e ardhshëm Shqipëria do të përurojë bazën e Kuçovës," tha Blinken.