Gurra: SHBA ka interesa në Ballkan, Shqipëria është një aleat i besueshëm

Analisti, Hysni Gurra i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora Neës u shpreh se SHBA ka interesa ne rajonin e Ballkanit dhe se Shqiperia eshte nje aleat i besueshem. 

Gurra: Vizita e një Sekretari Shteti në një vend si Shqipëria është gjithmonë e rëndësishme.

Aleancën natyrale Serbia e ka me Rusinë. Pra është e pamundur të jetë një aleat i besueshëm sic është Shqipëria.

SHBA ka interesa në këtë rajon edhe i vetmi vend ku mund të ngulin shkopin është Shqipëria.

Të gjitha qeveritë kanë qenë dashamirëse me amerikanët.

Pse kjo aleanca e SHBA me Shqipërinë është më jetëgjata? Sepse është e natyrshme.