Rama-Blinkenit: Ne darkën e kishim gati, por ju zgjodhët ushqimin jo të shijshëm gjerman

Kryeministri Edi Rama shprehu vlerësimin për ardhjen e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, që vizitoi Tiranën në një periudhë të vështirë.

Rama: Dua ta falënderoj Blinken edhe për një mbështetje që shihet dhe flitet pak, por është e rëndësishme dhe e dobishme për ecurinë e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, Ky proces varet nga çfarë bëjmë ne, por prej disa vitesh ne çmojnë interesimin e administratës amerikane dhe faktin që në takime të rëndësishme me aleatë, Blinken nuk e lë pa nënvizuar nevojën për ta shtyrë më tej këtë proces. Patjetër që kemi folur për rajonin dhe kemi ndarë shqetësimet. Shqipëria ka një politikë të dorës së shtrirë të miqësisë të të gjitha vendeve të rajonit. Jemi investuar që rajoni të shkojë përpara sepse është në interes të popullit tonë që bashkimin me europën ta shohë si pjesë të pandarë vlerashKjo vizitë e një rëndësi të veçantë për raportet tona.

Këtë herë, ne kemi një vlerësim të veçantë për këtë vizitë, pasi jemi të vetëdijshëm për kohën e trazuar, jo vetëm në kufijtë e Evropës, por edhe në zona të tjera me rëndësi strategjike. Fakti që ju gjetët kohë dhe e patë të nevojshme të ndaleni në Tiranë, është për ne një shenjë shumë e rëndësishme e miqësisë, por edhe e vlerësimit që ju i bëni kësaj miqësia, këtij partneriteti dhe këtij rajoni. Nuk mund të mos ndaj keqardhjen që mes një darke në Tiranë dhe asaj në Mynih, ju zgjodhët ushqimin jho aq të shijshëm gjerman, por ne tonën e bëmë, ushqimin e kemi gati.