Salianji takon banorët e Luzit: Do u japin zë shqetësimeve që kanë në protestën e 20 shkurtit

Deputeti demokrat Ervin Salianji është takuar me banorët e Luzit, ndërsa thotë se me ta fituan betejën me qeverinë në zgjedhjet e 14 majit.

Salinaji shprehet se banorët e Luzit janë njerëz kurajozë dhe shqetësimet e tyre do u japin zë në protestën e 20 shkurtit para Kryeministrisë.

“Ishte kenaqesi takimi dhe biseda me banorët e Luzit, me të cilet luftuam e fituam betejën me qeverinë në zgjedhjet e fundit.

Njerëz të lirë e kurajozë që kanë shumë për të thënë, e që do ta thonë fjalen e tyre, do t’i japin zë shqetësimeve e halleve që kanë me 20 Shkurt, para kryeministrisë!”, shkruan Salianji.