"Kur erdhi Baker, rrugët ishin plot", Manjani: Sot u boshatisen me dhunë, na e shpifën ditën

Ish ministri i drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar me një postim në facebook për vizitën e Blinken në Tiranë.

Me nje ironi të dukshme ai shkruan se, “kur erdhi ai Baker-i në 1991 u mbushën rrugët e sheshet plot, sot në 2024 për Blinken-in i boshatisën me dhunë sheshet e rrugët”.

Manjani: Kur erdhi ai Baker-i në 1991 u mbushën rrugët e sheshet plot. Sot në 2024 për Blinken-in i boshatisën me dhunë sheshet e rrugët. A është pro amerikan ky vend?! Pse nuk i lenë "proamerikanët" në rrugët e veta të paktën!!! Pfffff. Na e shpifën ditën!