VIDEO/ Antony Blinken zbret në Rinas, Sekretari Amerikan i Shtetit, për herë të parë Shqipërinë
Sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken ka mbërritur në aeroportin e Rinasit. Avioni u ul pak momente më parë, teksa sekretari Blinken është pritur nga ministri i Jashtëm Igli Hasani, ambasadori i Shqipërisë në SHBA Ervin Bushati dhe i dërguari me punë i SHBA në Tiranë, David Wisner.
Blinken nis kështu vizitën zyrtare në Shqipëri ku pritet të takojë presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama me të cilin do të ketë një konferencë të përbashkët për mediat në orët e pasidtes.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, Blinken do të takohet edhe me një grup prej rreth 100 të rinjsh, që kanë studiuar në programe të ofruara nga Shtetet e Bashkuara si Fulbright dhe Programi i Vizitorit Drejtues Ndërkombëtar, IVLP.
Ndërkohë disa rrugë janë bllokuar në Tiranë si pasojë e kësaj vizite dhe qarkullimi pritet të lirohet pas orës 20:00 atëherë kur Blinken do të lërë Shqipërinë.
Ai bëhet kështu i gjashti sekretar amerikan i shtetit që viziton Shqipërinë që prej vitit 1991, kur vendi ynë u vizitua nga James Beker.
Agjenda e plotë:
Sekretari Blinken është në udhëtim në Shqipëri dhe Gjermani nga 14-17 shkurt 2024.
Ora 13:35 Blinken zhvillon një takim dhe përshëndet me punonjësit e Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe anëtarët e familjes në Tiranë, Shqipëri.
Ora 14:15 Blinken takohet me aplikantët afganë për vizë emigruese speciale në Tiranë, Shqipëri.
Ora 15:05 Sekretari Blinken takohet me Presidentin shqiptar Bajram Begaj në Tiranë, Shqipëri.
15:35 Sekretari mban fjalime në një aktivitet të të rinjve dhe të diplomuarve me temë “ Festojmë të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri” në Tiranë, Shqipëri.
Ora 16:15 Blinken takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Tiranë, Shqipëri.
Ora 17:55 Sekretari merr pjesë në një ceremoni nënshkrimi për një Memorandum Mirëkuptimi mbi Shkëmbimin Akademik Fulbright dhe një Memorandum Mirëkuptimi mbi Kuadrin për Kundër Manipulimit Informativ të Shtetit të Huaj në Tiranë, Shqipëri.
Ora 18:10 Blinken dhe kryeministri shqiptar Edi Rama mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi në Tiranë, Shqipëri.



