Kikia: Vizita e Blinken në Shqipëri nuk është politike, në fokus do jetë çështja e luftës kibernetike
Gazetari, Mentor Kikia i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se vizita e Blinken në Shqipëri nuk është një vizitë politike dhe se fokusi i vizitës do jetë çështja e luftës kibernetike.
Kikia: Vizita e zotit Blinken nuk është një vizitë politike në Shqipëri.
Sado të kenë mesazhe për të drejtuar për politikën e brendshme, Sekretari amerikan i Shtetit nuk do vijë në Shqipëri që të zgjidhë çështjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Ai vjen në Shqipëri, takon dy udhëheqësit më të rëndësishëm, presidentin dhe kryeministrin.
Takon një grop të rinjsh, kjo është axhenda e përhershme e cdo zyrtari amerikan kur vjen në Shqipëri, të rinjtë dhe teknologjia.
Ka në fokus brenda në Shqipëri, cështjen e luftës kibernetike duke qenë se Shqipëria ka qenë një vend i sulmuar nga sulmet e hakeruara sa besohet me origjinë iraniane.
